Marreveshja me Armeninë, Presidenti Begaj uron përmes një bisede telefonike homologun azer, Ilham Aliyev

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Begaj e përgëzoi homologun e tij për normalizimin e marrëdhënieve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe për nënshkrimin e deklaratës dhe dokumenteve të rëndësishme të arritura nën kujdesin e Presidentit të SHBA-së. Ai vlerësoi vendosmërinë e Aliyevit në këtë proces dhe mbështetjen e dhënë nga presidenti amerikan.

Nga ana e tij, Aliyev falënderoi Begajn për urimet, duke theksuar se Azerbajxhani ka iniciuar agjendën e paqes në rajon dhe ka hartuar tekstin e marrëveshjes së paqes. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dokumenteve të miratuara në takimin e Uashingtonit dhe rolin e SHBA-së në mbështetjen e këtij procesi.

Të dy presidentët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen reciproke mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.


Shtuar 12.08.2025 12:59