Maqedonia e Veriut u rendit e pesta në listën e 10 vendeve më të varfra në Evropë të publikuar nga analiza e “Trending News Base”.
Maqedonia, e cila u bë e pavarur në vitin 1991, është vendi i pestë më i varfër në të gjithë Evropën.
Ekonomia e Maqedonisë, e cila ka një GDP për frymë prej 6,096 dollarësh, po ndryshon shumë tani.
Më shumë se 90% e PBB-së së vendit vjen nga tregtia.
“Edhe pse qeveria e Maqedonisë ka bërë punë të mirë me reformat, ka një shkallë të lartë të papunësisë prej rreth 16.6%. Në një moment, Maqedonia kishte shkallën më të lartë të papunësisë, e cila ishte 38,7%”, thuhet në tekst.
Kjo është lista e plotë e rangimit publikuar sipas analizës së “Trending News Base”:
Moldavia, Ukraina, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bjellorusia, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria.