Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti dhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti kanë publikuar fotografi bashkë me deputetin Kastriot Rexhepi.
Kjo fotografi vjen pas pakënaqësive në BDI nga i ashtuquajturi “grupi i zjarrit”, ku Mexhiti dhe Bexheti janë dy prej nënshkruesve të letrës publike me pakënaqësitë.
përcjell TV21. “Bashkë”, kanë shkruat në mbishkrimin e fotografisë Bexheti dhe Mexhiti, të cilët fotografinë e njëjtë e kanë publikuar në profilet e tyre në Facebook. Ndryshe, deputeti Rexhepi aktualisht në Kuvend vepron si deputet i pavarur, pas shkëputjes së tij nga Lëvizja Besa.