Maqedoni/ 180 të infektuar dhe asnjë viktimë nga Covid-19

Shifrat ditore të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë mbi 100 persona.

Nga raporti i fundit i ministrisë së Shëndetësisë mësohet se nga 2 216 testime të kryera janë konfirmuar 185 raste të reja të infektuar me Covid.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 28 janë rinfektime dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë person.

Gjithashtu në orët e fundit janë shëruar nga Covid 124 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 308.152, numri i të shëruarve 297.724, numri i të vdekurve 9.256, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.172./albeu.com

Shtuar 13.04.2022 17:18