Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga mbyllja e merkatos së janarit, bordi drejtues i Manchester United ka bërë gati planet, veçanërisht për largimin e disa lojtarëve.
Sipas asaj çka raportojnë mediat angleze, “djajtë e kuq” synon të çojë në huazim 2 lojtarë të rinj, që nuk po arrijnë të gjejnë hapësirën e duhur, në formacion e teknikut hollandez Erik ten Hag.
Facundo Pellistri dhe Anthony Elanga mund të paketojnë gjërat në ditët e ardhshme, me klubin që ka përjashtuar një mundësi largimi për Aaron Wan-Bissaka, Scott McTominay dhe veçanërisht ish-kapitenin Harry Maguire. /albeu.com