Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë sot në qendrën e vaksinimit në Sheshin Skënderbej. Nga atje, Manastirliu ka njoftuar se është ulur në +50 vjeç fasha e vaksinimit.
“Sheshi Skënderbej – Ulet në +50 vjeç fasha e vaksinimit. Të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe duhet t’i drejtohen mjekut të familjes ose të aplikojnë në portalin e-Albania për të kryer sa më parë vaksinën anticovid”, shkruan ministrja në Facebook.
Kujtojmë se sot Manastirliu ka bërë gjithastu të ditur se në spitalin Infektiv ndodhen vetëm 3 pacientë të shtruar dhe se situata në vend është shumë premtuese për sezonin turistik./albeu.com