Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin se në Shqipëri kanë mbërritur edhe 31 mijë e 590 doza vaksinash të kompanisë Pfizer.
Manastirliu po ashtu thekson se tashmë Shqipëria ka administruar në total deri më tani 2 milion e 45 mijë e 310 vaksina anti-COVID. Po ashtu, në postimin e saj, ministrja ka bërë me dije se në Shqipëri kanë mbetur edhe 10 ditë nga muaji i hapur për moshat mbi 18 vjeç.
“Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.
Vaksinim, Vaksinim, Vaksinim”, shkruan Manastirliu./albeu.com