Sot janë kryer 11.121 vaksinime në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e përditësuara me vaksinat e injektuara gjatë ditës së sotme.
Sipas saj, që nga fillimi i këtij procesi në vendin tonë, janë kryer 664.452 vaksinime në total, teksa objektivi i qeverisë është që të arrihet në 1 milionë shqiptarë të vaksinuar brenda qershorit.
Deri më tani procesi ka përfunduar vaksinimi i bluzave të bardha, mësuesit, pedagogët, ndërkohë vijon vaksinimi për fashën +60 vjeç.