Rreth orës 07:55 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Pirg të Maliqit, është përfshirë nga flakët makina e parkuar.
Sipas informacioneve policore, dyshohet se për shkaqe aksidentale.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 26.03.2024, rreth orës 07:55, në fshatin Pirg, Maliq, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.