Makina “Porsche” nuk i preu rrugen, autobusi përplasi çfarë i doli para (VIDEO E PLOTË)

AlbEu.com ka siguruar videon e plotë të aksidentit të rëndë sot në Tiranë ku një autobus i linjës së “Unazës së Vogël” përplasi 7 mjete, duke lënë të plagosur edhe nëntë qytetarë.

Ndryshe nga sa u tha më herët nga shoferi apo dhe në informacionet zyrtare, se shkak i aksidentit ishtë bërë një mjet “Porche’, i cili sipas drejtuesit të autobusit i kishte prerë rrugën, vnë videon e siguruar nga AlbEu.com, shihet qartë se ngjarja ka qenë komplet ndryshe.

Siç shihet në videon e siguruar nga AlbEu.com, autobusi “Green Line” vjen me shpejtësi dhe merr përparra çfarë gjeti në rrugë, duke shkaktuar dëme të shumta tek mjetet që goditi, por duke vënë në rrezik jetët e qytetarëve që ndodheshin jo vetëm në mjete, por dhe ata që po kalonin rrugën dhe që ndodheshin në trotuar.

Në video shihet qartë se makinat ishin të ndalura në rrugë pasi semafori ishte me të kuqe, ndëkrohë që autobusi vjen nga mbrapa dhe godet mjetet e tjera.

Lidhur me këtë ngjarje të riprsëritur të autobusëve të unazës, institucionet kanë nisur hetimet, dhe pritet zbardhja e plotë e ngjarjes.

Kujtojmë që në 29 prill të vitit të shkuar sërish një autobus i linjës “Green Line”, mori përpara një tjetër mjet dhe përfunduan të dy në Lanë, ku mbetën të plagosur sërish disa persona.

/AlbEu.com/


Shtuar 27.02.2023 17:42