Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, ku një makinë është përplasur me një motor.
Policia njofton se shtetasi D. H., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjere shtetasen M. M.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit që udhëtonin me motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi D. H., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjere shtetasen M. M.
Nga përplasja janë dëmtuar shtetasit që udhëtonin me motomjet, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.