Në aksin Maqellarë- Bllatë, një 53-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë të mitur, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Dibër/informacion paraprak
Në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë, shtetasi M. Xh. 53 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë të mitur, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com