Makina përplas këmbësorin në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Një automjet ka përplasur një kalimtar në zonën e Lungomares. Personi ka qënë duke kaluar rrugën kur automjeti tip Peugot me targa AA 768 VP e ka goditur.

Mësohet se i plagosuri është dërguar në spitalin e Vlorës me urgjencë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 08:36, në aksin e Lungomares, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 28.05.2021 08:53