Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Te “Kthesa e Kamzës” një mjet ka aksidentuar një këmbësore. 59-vjeçarja është transportuar në spital, ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk dihet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.02.2022, te Kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit shtetasja L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.