Makina përplas dy mjete të parkuara në Ksamil, lëndohet shoferi

Orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil, një makinë është përplasur me dy mjete të parkuara.

Drejetuesi i mjetit Ajet Aledini, 31 vjeç, ka humbur kontrollin nga shpejtësia dhe për pasojë është përplasur.

31-vjeçari është dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes. Ai ka pësuar lëndime të shumta dhe është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore e më pas në Tiranë./albeu.com


Shtuar 18.08.2021 09:29