Makina e tij u rrokullis 100 metra, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 30-vjeçari (EMRI)

Ditën e sotme në orën 09.00, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë,  30-vjeçari Esat Xherri, që mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor që ndodhi mesditën e të dieles në në fshatin Zdrajsh, që bën pjesë në Njësinë Administrative Orenjë të Librazhdit.

Automjeti që ai drejtonte doli nga rruga në një kthesë të fortë, që më pas u rrokullis për rreth 100 metra në një terren të thepisur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit pësoi plagë të shumta dhe fraktura.

Ai pasi u nxor nga automjeti i shkatërruar, u dërgua me autoambulancë me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Paraprakisht, dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë ose gjendjes së rrugës së amortizuar, mund të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë, familjarët kanë kërkuar që kjo ngjarje të hetohet me shumë seriozitet.


Shtuar 9.09.2025 11:11