Makina del nga rruga në Fushë-Krujë, lëndohet shoferi 18-vjeçar

Një mjet në Fushë-Krujë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar shoferi 18-vjeçar.

I riu është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:20, në Fushë-Krujë, shtetasi R. P., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. 18-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 13:23