Makina bie nga ura 10 metra e lartë në Gramsh, shoferi plagoset rëndë

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Gramsh, ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke rënë nga ura.

Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, i cili po dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës.

Nga informacionet paraprake mësohet se mjeti ka rënë nga rreth 10 metra lartësi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 7.11.2024 21:36