Macron tha se Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e fëmijëve dhe grave në Gaza, Netanyahu: Ai bëri një gabim të rëndë

Në një konferencë për shtyp me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallad, Benjamin Netanyahu  iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me fjalët e presidentit francez Emmanuel Macron. Ky i fundit tha se Izraeli “duhet të ndalojë vrasjen e grave dhe fëmijëve në Rripin e Gazës “.

Netanyahu tha se Macron “bëri një gabim të rëndë, në aspektin e saktësisë dhe moralit”.

“Ai që pengon evakuimin e qytetarëve nuk është Izraeli, është Hamasi. Ai që qëlloi në zonat e tranzitit në korridorin e sigurt nuk është Izraeli, është Hamasi… prandaj përgjegjësia për evakuimin nuk është e Izraelit, është e Hamasit”, shtoi kryeministri izraelit.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad komentoi edhe deklaratat e liderëve të huaj: “Dua t’u them të gjithë liderëve evropianë që na kritikojnë, se nuk do të heshtim dhe nuk do të pushojmë derisa të kryejmë misionin tonë në mënyrë që Hamasi të jetë mposhtur”.

Të premten, 10 nëntor, në një intervistë për BBC, presidenti francez theksoi se Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza.

Ai tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për bombardimet./albeu.com/


Shtuar 11.11.2023 22:32