Macron, Scholz dhe Meloni letër Albin Kurtit, i kërkohet qetësim i situatës në veri

Tre liderët më të fuqishëm të europës Presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, i aknë dërguar një letër kryeminsitrit të Kosovës, Albin kurti, ku i kërkohet de-përshkallëzim i situatës në veri.

Mediat e Kosovës raportojnë se letra është e ngjashme me atë të dërguar nga përfaqësuesi i BE, Josep Borrel një ditë më parë, ku nuk ka kërkesa specifike.

Kujtojmë se letra e Borrell përmbante kërkesa konkrete për Kurtin, duke i kërkuar tërheqjen e kryetarëve në veri nga zyrat komunale, tërheqjen e policisë nga prania para komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.


Shtuar 15.06.2023 22:32