Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në një takim zyrtar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize.
Përmes një mesazhi në rrjetin social X, Presidenti Macron ka vlerësuar takimin, duke e cilësuar atë si një moment shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit, kulturës dhe turizmit.
Të lidhura
None found
Macron shkruan se, Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane.
Postimi i plotë:
“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama. Momenti shumë pozitiv në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit, kulturës dhe turizmit, dëshmon për afërsinë tonë. Ne duam t’i japim asaj një shtysë të re, ndërkohë që vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe mbrojtës. Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj evropiane”, shkroi Macron në X./
