Ditën e sotme do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Dy kandidatët në garë për postin e Kreut të Shtetit janë Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen.
Qytetarët do të vendosin sot nëse do t’i japin Emmanuel Macron pesë vjet të tjera si president apo do ta zëvendësojnë atë me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Pas një fushate zgjedhore thuajse përçarëse, Le Pen përballet me një betejë të vështirë me kundërshtarin e saj 44-vjeçar .
Për të fituar, ata të dy duhet të tërheqin votuesit që mbështetën kandidatët e tjerë në raundin e parë.
Por këto janë dy figura polarizuese në Francë dhe abstenimi është një faktor kyç.
Kundërshtarët e Macron e quajnë atë arrogant dhe president të të pasurve, ndërsa liderja e ekstremit të djathtë është akuzuar se ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.
Macron u ngrit në pushtet me një premtim të stuhishëm ndryshimi, por shumë ankohen se ende nuk e kanë parë atë.
Presidenca e tij është goditur nga protestat, pandemia Covid dhe tani kostoja e lartë e jetesës.
Ndërkohë, Marine Le Pen ka mësuar nga gabimet që bëri më herët në 2017 kur edhe u mposht.
Ndërkohë pjesa më e madhe e Francës është me pushime dhe pjesëmarrja mund të jetë historikisht e ulët, shkruan BBC.
Fushata ka qenë e shkurtër, por zgjedhja për votuesit është e qartë, midis një presidenti pro-evropian dhe një kandidati nacionalist që kërkon të ndalojë shaminë dhe të kufizojë imigracionin.