Lutuni për shërimin tim, modelja e njohur ndahet nga jeta pas një operacioni urgjent

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku modelja e njohur Taina Madeiros, ka humbur jetën në fundjavë pasi iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Nëna e një fëmije dështoi më herët shtatzëninë e dytë dhe vdiq, pas një operacioni emergjence për një gjendje të rrallë në mitër.

Sipas “Mirror”, në fillim të javës Taina u operua dhe u kërkonte 70 mijë ndjekësve të saj në “Instagram” “lutuni për shërimin tim” pa treguar detaje të sëmundjes.

Taina u varros në Parnamirim, në verilindje të Brazilit.

Nëna e një fëmije jepte këshilla të rritjes së fëmijës në rrjetet sociale, ndërsa në postimin e fundit në Instagram shkruante: “Lutuni për shërimin tim, tani duhet të kujdesem për veten… por së shpejti do të jem më mirë dhe do të kujdesem për ju, dashtë Zoti”.

Me mijëra mesazhe në rrjet, shkuan në drejtim të bashkëshortit dhe familjarëve.


Shtuar 28.07.2024 09:05