Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Abdixhiku siguroi drejtimin e patisë më të vjetër në Kosovë edhe për katër vjet.
333 delegatët e LDK-së prezentë votuan unanimisht që Abixhiku ta drejtojë edhe më tutje partinë. S’pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së në këto zgjedhje të brendshme.