Lulzim Basha i korruptuar? Agron Shehaj tregon nëse do bashkëqeverisë me Ramën nëse fiton

Kandidati për kryetar të PD, deputeti i zgjedhur Agron Shehaj po mban fjalën e tij para gazetarëve pas këtij vendimi të tij për të sfiduar Lulzim Bashën për Partinë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Shehaj deklaruar se PD i duhet një njeri si ai, duke e konsideruar vetën të ndershëm dhe të pakorruptuar. Pas kësaj fjalie, Shehaj është “ngacmuar” nga gazetarët të cilët e kanë pyetur nëse Basha është një lider i korruptuar.

Ndër të tjera, Shehaj deklaroi se kreu aktual i PD, Lulzim Basha nuk mund t’i japë PD fitoren.

PJESË NGA KONFERENCA:

Nëse zgjidheni në krye të PD, a do ketë bashkëqeverisje me PS?

Agron Shehaj: Në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje.

Basha është lider i korruptuar?

Agron Shehaj: Jo, nuk besoj! Përballë Edi Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga Edi Rama. I pakorruptuar dhe që njerëzit të mendojnë se është i tillë. Duhet të dukemi që jemi ashtu siç themi.

DASH ka shpallur Berishën “non grata”, do ta largoni nga grupi parlamentar?

Agron Shehaj: Lideri historik ka kontribut të jashtëzakonshëm. Sa i takon deklarimit të Berishës, nuk dua të jap asnjë koment.

Dje në mbledhjen e Kryesisë, disa kolegë u shprehën kundër duke iu akuzuar se gjatë fushatës, ju ishit i angazhuar për vota nominale?

Agron Shehaj: Është e drejtë e tyre të kenë mendimin që kanë. Unë mendoj që kjo na ndan. Një kandidat i PD nuk mund të ketë vota personale, sepse është e pamundur të mos votosh PD. Kandidatët duhet të shtyheshin për të marrë sa më shumë veta personale dhe PD do të kishte marrë më shumë vota. Kjo është një nga arsyet. Në zgjedhjet e kaluara, duhej thënë kush del më mirë do promovohet. Në PD ka mungesë meritokracie. Vetëm kështu bëhemi më të fortë. /albeu.com/

 

Shtuar 24.05.2021 18:33