A do e largojë nga PD Berishën nëse fiton zgjedhjet? Përgjigjet prerë Agron Shehaj

Vetëm pak ditë më parë, DASH lajmëroi se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA duke e akuzuar për vepra të rënda penale.

Kandidati për kryetar të PD është pyetur nëse ai do t’a largojë Berishën nga grupi parlamentar nëse do të fitojë zgjedhjet brenda PD.

Kandidati për kryetar të PD, deputeti i zgjedhur Agron Shehaj po mban fjalën e tij para gazetarëve pas këtij vendimi të tij për të sfiduar Lulzim Bashën për Partinë Demokratike.

“Lideri historik ka kontribut të jashtëzakonshëm. Sa i takon deklarimit të Berishës, nuk dua të jap asnjë koment…”- tha ndër të tjera Shehaj.

PJESË NGA KONFERENCA:

Nëse zgjidheni në krye të PD, a do ketë bashkëqeverisje me PS?

Agron Shehaj: Në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje.

Basha është lider i korruptuar?

Agron Shehaj: Jo, nuk besoj! Përballë Edi Ramës duhet një lider krejt ndryshe nga Edi Rama. I pakorruptuar dhe që njerëzit të mendojnë se është i tillë. Duhet të dukemi që jemi ashtu siç themi.

DASH ka shpallur Berishën “non grata”, do ta largoni nga grupi parlamentar?

Agron Shehaj: Lideri historik ka kontribut të jashtëzakonshëm. Sa i takon deklarimit të Berishës, nuk dua të jap asnjë koment.

Dje në mbledhjen e Kryesisë, disa kolegë u shprehën kundër duke iu akuzuar se gjatë fushatës, ju ishit i angazhuar për vota nominale?

Agron Shehaj: Është e drejtë e tyre të kenë mendimin që kanë. Unë mendoj që kjo na ndan. Një kandidat i PD nuk mund të ketë vota personale, sepse është e pamundur të mos votosh PD. Kandidatët duhet të shtyheshin për të marrë sa më shumë veta personale dhe PD do të kishte marrë më shumë vota. Kjo është një nga arsyet. Në zgjedhjet e kaluara, duhej thënë kush del më mirë do promovohet. Në PD ka mungesë meritokracie. Vetëm kështu bëhemi më të fortë. /albeu.com/

 

 

Shtuar 24.05.2021 18:45