“Lul Brava, prite nesër Sali Matrapikun”, Hoxha: Muret mbajtëse të PD s’janë të fortë

Gazetari Artan Hoxha tregoi me humor se si ish-kryeministri Sali Berisha do të futet nesër në selinë e Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se ekspertët xhenierë i kanë sugjeruar Berishës dhe “zinxhirit komandues” të Organizatës B9 të përdorë matrapikë për të shembur muret mbajtëse të selisë blu.

Sipas tij, pavarësisht blindimit të dyerve dhe dritareve të godinës së partisë më të madhe opozitare, dobësia më e madhe e saj janë muret mbajtëse jo të qëndrueshëm.

Sipas Hoxhës, Berisha dhe mbështetësit e tij do të shembin muret për t’u futur pastaj në godinë.

POSTIMI I ARTAN HOXHËS:

Mbani frymen njerez…Edhe pak ore na ndajne nga momenti historik.Marshalli dhe zinxhiri komandues i Organizates B9, u shfaqen sot ne mesdite ne skenen e krimit(oborrin e PD).Pasi bene rigonicionin e fundit te planit te sulmit per neser, i hodhen dhe nje sy fortifikimeve te “kalase” se Bashes.

Nga konsultimi me specialistet xheniere, zinxhiri komandues i B9-te, mundi te evitendoje nje pike te dobet ne fortifikimin e SHQUP-it.Pavarsisht blindimit te dyereve, dritareve dhe fasades se godines, pavarsisht punes vetmohuese te hekurpunuesve, kovaçeve apo saldatoreve, “fortesa” e Bashes fsheh nje dobesi problematike.

Muret mbajtese te godines se SHQUP-it, nuk jane ne gjithe gjatesine e tyre te qendrueshem dhe te forte.Per kete arsye, ekspertet xheniere i kane rekomanduar zinxhirit komandues te Organizates B9, perdorimin e matrapikeve per rrezimin dhe shembjen e mureve anesore te godines….

Nga ku me pas mund te depertohet lirisht ne godine.Lul Brava, prite neser Sali Matrapikun!!!

Po tani si i behet hallit?!!!


Shtuar 7.01.2022 21:35