Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka pranuar se ai dhe Vladimir Putin janë ‘njerëzit më toksikë dhe më të rrezikshëm në planet’.
Dyshja mbajti një konferencë dje mes spekulimeve se lideri i Kremlinit do të detyrojë tiranin e Minskut t’i bashkohet luftës së tij në Ukrainë.
“E dini besoj, ne të dy jemi bashkëagresorë”, tha ai, ndërsa shtoi: Njerëzit më të dëmshëm dhe toksikë në këtë planet jemi ne të dy. Kemi vetëm një mosmarrëveshje kush është më toksik? Vladimir më thotë se unë jam. Unë tashmë kam filluar të mendoj se është ai.
Putini buzëqeshi dhe nuk u prononcua, por sipas mediave ndërkombëtare u duk se ishte dakord me fjalët e Lukashenkos.