Luftime të ashpra në qytetet ukrainase, Luhansk dhe Donetsk

Zyrtarët ukrainas dhe Ministria ruse e Mbrojtjes kanë raportuar një ditë tjetër për luftime të ashpra në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk. CNN shkruan se Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, tha në televizionin ukrainas të hënën se rusët vazhdojnë të rrafshojnë gjithçka me tokë. Ai iu referua një fshati në vijën e frontit, Novotoshkivka, i cili tani është në rrënoja.

“Për fat të keq, nuk ka mbetur pothuajse asnjë shtëpi në Novotoshkivka. Trupat tona u tërhoqën pak, por jo shumë, sepse nuk kishte më asgjë për t’u mbajtur, nuk kishte ku të mbante mbrojtjen,” tha ai./albeu.com


Shtuar 25.04.2022 22:37