Lufta në Ukrainë, rusët nisin braktisjen e Khersonit, i frikësohen ofensivës ukrainase

Dhjetëra mijëra civilë dhe zyrtarë të emëruar nga Rusia po largohen nga rajoni jugor Kherson i Ukrainës, pasi i frikësohen ofensivës ukrainase, thotë udhëheqësi lokal i instaluar nga Rusia.

Vladimir Saldo tha se të gjitha departamentet dhe ministritë e emëruara nga Rusia do të largohen dhe se do të kalojnë lumin Dnieper.

Rreth 50-60,000 civilë do të largoheshin gjithashtu në një “zhvendosje të organizuar, graduale”, tha ai më herët, shkruan BBC.

Nga ana e tij kreu i administratës rajonale në Kherson tha se Rusia dëshiron të marrë peng civilët.

Transferimi ose dëbimi i civilëve nga një fuqi pushtuese nga territori i pushtuar konsiderohet krim lufte.

Në një fjalim të veçantë sot, Vladimir Putin tha se kishte nënshkruar një dekret për vendosjen e ligjit ushtarak në katër rajone të Ukrainës, duke përfshirë Kherson, të cilin Moska e aneksoi muajin e kaluar nëpërmjet referendumeve, të cilat u cilësuan nga perëndimi të rreme.


Shtuar 19.10.2022 20:46