Konflikti mes Izraelit dhe Gazës duket se po shkon drejt fundit, të paktën përkohësisht pasi palët janë shumë afër një marrëveshjeje armëpushimi.
Ka qenë Izraeli i cili është bindur për armëpushim pas thirrjeve e presioneve ndërkombëtare duke mbledhur sot kabinetin e sigurisë.
“The Jerusalem Post”, raporton se sot në kabinet do të diskutohen kushtet e armëpushimit me Gazën. Nga ana tjetër edhe nga Hamasi shprehen të sigurt se do të ketë një armëpushim.
Presidenti i SHBA, Joe Biden gjatë një bisede telefonike me Netanyahun ditën e djeshme duket se e ka bindur këtë të fundit për armëpushimin.