Ditën e sotme, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, teksa fliste në studion e “News 24”, u shpreh se në Shqipëri kanë rënë tre shtyllat kryesore, duke e lënë opozitën me të vetmen zgjidhje, të protestave dhe revoltës popullore.
Rënia e Parlamentit, drejtësisë dhe institucioneve, me një qeverisje amorale të kapur nga krimi dhe korrupsioni, diskursi dhe aksioni i vetëm i opozitës dhe PD ka mbetur rruga, përballja nëpërmjet protestave, edhe pse propaganda e pushtetit sipas tij, përpiqet ta minimizojë dhe sulmojë.
Të lidhura
None found
“Protesta e opozitës nuk ishte e dhunshme. Policia arrestoi protestuesit dhe nga këtu ndodhi edhe rasti i flamurit që u shfaq në video me propagandë nga pushteti se e shkeli deputeti Xhelal Mziu, ai nuk u shkel. Flamurin e mbajti një nga protestuesit tanë që u arrestua dhe aty nuk jepet ky moment por vetëm propaganda edhe nga kryeministri i ri që e përdorën bashkë me Policinë që përdorte sprajtin kundër protestuesve për qejf. Edhe unë pata probleme nga gazi edhe pse mbaja maskë. Gjermania është pro shqiptare dhe jo filoserbe”, tha deputeti.
Dhe më tej shpjegoi reagimin e Gjermanisë dhe episodin e flamujve:
“Flamuri gjerman në protestë ishte zgjedhje e vetë protestuesve. Ne jemi mbështetës të Gjermanisë dhe ata gjithashtu. Sidomos qëndrimit që ata kanë mbajtur për çështjen Balluku dhe reagimet për Ramën, që të mos sulmojë drejtësinë, pasi kryeministri po përpiqet të mbrojë korrupsionin. Nga këto situate vjen edhe simpatia për Gjermania. Gjermania dënoi dhunën ndaj personave, liderit të opozitës dhe sulmit brutal të Policisë dhe nuk ishte ndaj protestës. Ishte për goditjen e institucioneve, që janë Godina dhe jo njerëz. Shqetësimi i ambasadës gjermane ka qenë pikërisht kjo, deklaratë diplomatike, ruante ekuilibrin”.
Ai akuzoi Policinë e Shtetit për dhunën ekstreme ndaj protestuesve dhe liderëve të opozitës, përfshi edhe Berishën.
“Nuk është çështja hedhja e molotovëve por përshkallëzimi i mëtejshëm. Por protesta e policëve ishte e dhunshme dhe e papranueshme. Koha morale prevalon mbi atë ligjore, përsa i përket skandaleve korruptive të qeverisjes, por nuk ka kohë morale këtu, pasi në çdo vend tjetër një qeveri kaq e korruptuar do ishte dorëhequr, do kishte rënë. Duhet eliminuar shkaku dhe jo pasoja dhe shkaku është keqqeverisja dhe kjo është forma e opozitës, nuk ka formë tjetër opozita përveç protestës, këtu dhe në vende të tjera. Ka edhe Parlamentin, por kur ai është i pavarur, në të mirë të vendit dhe jo në dëm të opozitës”, tha ligjvënësi demokrat.
Për numrin dy të PD, ka disa shkaqe që opozita ka zgjedhur rrugën e protestave dhe revoltës në sheshe.
“Kur opozita ka të drejtat e saj dhe lejohet, sidomos me Komisionet Hetimore, mocionet me debat. A ka Komisione? Ja pra ku është shkaku, rrëmbimi i institucioneve. Drejtësia ka rënë, nuk ka drejtësi, jo vetëm për Irena Gjokën, por edhe për inceneratorët, akuzat politike të ngritura, mënyrën si u veprua me Ballukun, kërkoi pezullim, po pse masë administrative kërkohet nga Prokuroria”?
Ai shprehu rezerva për punën e drejtësisë dhe strategjinë që u zgjodh në hetimin ndaj zv/kryeministres së shkarkuar, pezulluar dhe pandehur, Belinda Balluku.
“Gjithçka bëhet në sy të publikut, vritet e vidhet dhe kjo është drejtësia. Bëri sa për vete, sa për të thënë, mosveprim i SPAK. Ka shpërdorim detyre, ka benefite personale, ka 300 apartamente, përfitime personale, komunikimet me Berberin, këto i thotë SPAK, janë në dosje, 16 mijë faqe. I referohem përgjimeve që kanë dalë. Pra nuk është administrative, është korrupsion. Ka shpërdorim me fondet, ku është SPAK, pse nuk vepron. Por e mban pezull situatën, pezullimin e mbajti në kalendat greke, a ishte e qëllimtë apo gabim aksident, këtë nuk e di. Korrupsioni është vepër baras me vrasjen. Në 16 mijë faqe dosje del më shumë Rama se Balluku”, tha Boçi.
Më tej ai shpjegoi se drejtësia kohët e fundit ka vepruar me dy standarde dhe që vihet në dukje në sy të publikut.
“Ka dy standarde, zoti Berisha shkon gjithmonë në SPAK e paraqitet, pse vepron me dy standarde. Imuniteti nuk është vetëm për Ballukun, është edhe për zotin Berisha. Pse nuk i thotë SPAK zotit Berisha mos hajde më. Për kë është drejtësia, për goditjen e deputetit Xhelal Mziut dhe Sali Berishës, ku është SPAK në këto raste, çfarë peshore përdor? Kjo është drejtësi me dy standarde. Pra nuk kemi as Parlament, as drejtësi dhe as institucione. Vendimet merreshin te zyrat e Agasit, te telefoni i Berberit, zyra e Ramës. Vetë Rama ka thënë se ka stimuluar një investim publik, është krim, ndikim i paligjshëm. Sarkozi për këtë u dënua. Pra kush është arma e opozitës, vetëm protesta. Sepse s’ka moralitet në Shqipëri, Rama vazhdon qeverisjen amorale”, tha Boçi.
