Familjarët e Bardhok Pllanajt kanë shkuar në vendin ku është ekzekutuar 46 vjeçari duke qarë me lot dhe britma.
Ai u vra në pritë rreth orës 21:10 në fshatin Dobraç i Ri, ndërsa pak pas vrasjes një makinë u gjet e djegur pak më larg.
I njohur ndryshe si “Kumbari i Shkodrës”, Pllanaj mbante mbi supe disa akuza lidhur me trafiqet e drogës dhe plagosje me armë zjarri.
Pllanaj ishte në qendër të ciklonit politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”.