Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, marrëdhëniet midis banorëve shpesh bëhen temë diskutimi brenda dhe jashtë formatit. Një nga raportet që ka tërhequr më shumë vëmendje së fundmi është ai mes Londrim Mekajt dhe Klodian Mihajt.
Gjatë një bisede të hapur, Londrimi ka folur me shumë vlerësime për Klodin, duke theksuar se është me fat që ka krijuar një lidhje të tillë miqësore brenda këtij formati konkurrues. Ai tha se rrallë mund të ndodhë që në një reality show të takosh dikë me të cilin ndan kaq shumë pika të përbashkëta.
“Jam shumë me fat që e kam takuar një person si Klodi këtu. Në Big, me taku një person që ki aq shumë gjëra të përbashkëta, nuk ka gjë më të mirë. Me qenë me një person me nivel të ngjashëm inteligjence, me stil, me gjuhë… është tepër i aftë, i artikuluar dhe di të shprehet,” u shpreh ai, duke mos kursyer komplimentet.
Ai shtoi gjithashtu se preferon të rrethojë veten me njerëz pozitivë dhe të aftë, duke nënkuptuar se Klodi përfaqëson pikërisht këtë energji në shtëpi.
Afërsia mes tyre është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shprehur kuriozitetin e tyre mbi dinamikën e këtij raporti dhe mundësinë që ai të ndikojë në ecurinë e lojës.
Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet loja e dyshes në javët e ardhshme dhe nëse kjo shoqëri do t’i sjellë avantazhe apo sfida në rrugëtimin e tyre drejt finales së këtij edicioni.
