Lojërat Olimpike/ Mundësi i Shqipërisë Valiev, e nis me fitore dhe kalon në çerekfinalet e turneut

Mundësi Çermen Valiev, ka siguruar çerekfinalet në Lojërat Olimpike, duke fituar një duel jo aq të lehtë në raundin parë.

Në ndeshjen e tij të parë në stilin e lirë deri në peshën 74 kg, Valiev vihej përballë një sportisti nga Azerbajxhani, Turan Bayramov, i cili ka qenë Kampione Bote U-23, si dhe nënkampion e dy herë medalist i bronztë i Europës.

Ky i fundit, shënoi pikë radhazi dhe siguroi avantazhin 3-0 ndaj mundësit rus që përfaqëson Shqipërinë.

Valiev u përgjigj me dy pikë, duke shkurtuar diferencën dhe më pas barazoi rezultatin në 3-3.

Si pasojë erdhi edhe pika e fundit që i dha atij fitoren 4-3 dhe kalimin në turin tjetër, ku do të ndeshet me sportistin nga Uzbekistani, Jazambek Ramalov, për të pasur shans për medalje në Lojërat Olimpike.