“Sot jam këtu për t’i kërkuar SHBA-së mbështetje në përballjen me narkoshtetin. Në mars të vitit 1991 erdha për të kërkuar ndihmë për rrëzimin e diktaturës komuniste. Edhe sot, kërkesa ime drejtuar vendit që u ka dhënë shqiptarëve jashtëzakonisht shumë është që të na ndihmojë të shpëtojmë nga narkoshteti në trojet tona. Kam besim të madh se shqiptarët do ta kenë këtë mbështetje. Shqipëria ka nevojë për t’u ringritur dhe pret prej nesh rikthimin e vlerave. Sot vendi juaj është kthyer në kopshtin eksperimental të ideve të së majtës ekstremiste”, deklaroi Berisha.
Të lidhura
None found
