“Llulla” ishte kunjë për Kiarën? Efi Dhedhes flet hapur për raportin me moderatoren dhe ish-banorët e BBV

Teksa ende nuk i kemi parë bashkë që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, të gjithë jemi shumë kuriozë të dimë se si është raporti mes Efi Dhedhes me Kiara Titon.

Ndonëse ndiqen në rrjete sociale, ende nuk kemi parë shenja të miqësisë mes dy vajzave, të cilat nuk u ndanë mirë nga përfundimi i “Big Brother Vip”.

Disa ditë më parë, rrjeti u bë “lëmsh” pasi Efi postoi një video, duke iu përgjigjur një fansi që e quante “llullë”, epitet ky i përdorur për moderatoren Kiara TiTo.

Mirëpo, së fundmi Efi i ka dhënë fund aludimeve nëse postimi i saj me “vape” ishte kunjë për Kiara Titon, teksa shtoi se nuk ka arsye se përse të hedhë kunja ndaj personave të tjerë.

“Kjo është gjë shumë e tmerrshme, prandaj them se kjo është arsyeja se përse nuk dal në intervista. Njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë tani kam një jetë, jeta ime nuk i përket më askujt dhe nuk ka kunja. Në fakt unë vape e kisha çështje pune pavarësisht se ma morën për tjetër gjë. Ideja është këtu, në periudhën që unë isha brenda, mesa di kam pas periudhën që më thërrisnin me një lloj epiteti”, tha Efi.

Ajo shton se kapitulli i “BBV” është mbyllur, e se kërkon që të marrë vëmendje për gjëra të tjera e jo për të tilla veprime.

“Ai është epiteti im, kaq, nuk ka. Përtej shakave unë e kam mbyllur atë kapitull. Nuk kam pse të hedh kunja, nuk dua më të marr vëmendje për këtë gjë, e mora kur ishte momenti. Në këtë pikë të jetës dua të marr vëmendje për gjëra të tjera”, u shpreh Efi./Albeu.com/

 


Shtuar 17.08.2023 09:24