LIVE/ Nis “foltorja” Sali Berishës në Lezhë (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur në Lezhë takimin e tij “Foltoren” me mbështetësit e tij lezhianë.

Ky takim vjen pas shumë foltoreve në të gjithë Shqipërinë ku Berisha pretendon jo vetëm rrëzimin e vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga PD por edhe rikthimin e tij në krye të PD.

Këtë deklaratë ytë fortë e bëri vete Berisha gjatë foltores në Kavajë ku pranoi hapur se do të kandidoj për zgjedhjet në PD. Berisha dhe mbështetësit e tij kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të shkarkuar kryetarin aktual, Lulzim Basha.

Berisha: Lezha ishte qyteti i Besëlidhjes shqiptare. Në këtë qytet prijësit e kombit shpallën Skënderbeun zot të shqiptarëve. Dua tu falënderoj me mirënjohje të madhe të gjithë ju për këtë foltore të zjarrtë me të cilin ju ndizni dhe çoni peshë zemrat e lezhjanëve dhe mbarë shqiptarëve. Foltorja e demorkatëve është shndërruar në një uragan të madh shprese dhe optimizmi se ky vend do të ndryshojë me shpejtësi të madhe.

Për herë të parë, pas 30 viteve, Shqipëria ka një llavë të tillë entuziazmi dhe shpresë, e cila ashtu sikurse përmbysi diktaturën komuniste, do të përmbysë pas 30 vitesh edhe narko-shtetin e Edvin Ramës. Kjo është një thirrje e brendshëm që buron nga zemrat tuaja për të shpëtuar Shqipërinë, nga gjendja që e ka zhytur Edvin Rama dhe banda e tij./albeu.com/

SHIKO TAKIMIN LIVE TË BERISHëS Në LEZHË:

 


Shtuar 29.10.2021 17:30