GJKKO shpall vendimin për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha, dënohet me 3 vite burgim.
Ish-gjyqtarja e Krujës përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë vetëm 2 vite burg.
Hoxha u arrestua më 11 shkurt 2021, me urdhër të SPAK, pasi u shpall fajtore për veprën penale korrupsion, pasi së bashku me 9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilëss ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.
Ajo njihet si një gjyqtare që jep vendime në favor të të dënuarve për krime të rënda, si brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë seancës, avokati mbrojtës i ish-gjyqtares tha se klientja e tij i konsideronte këto si sulme politike të bëra ndaj saj dhe se kërkonte pafajsi./albeu.com