Lindita Nikolla përlot kryebashkiaken e Kurbinit, zbulon gjestin e saj

Gjatë ceremonisë së ndarjes së ndarjes së banesave në Kurbin, ku i pranishëm është Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka mbajtur fjalën dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Gjatë fjalës së saj, Nikolla ka falënderuar kryetaren e Bashkisë së Kurbinit, Majlida Cara dhee ka treguar si ia ka dalë në krye të detyrës me foshnjë në krahë.

“Ka bërë detyrën, por e ka bërë mirë. Edhe ajo humbi shpinë e saj, por ndryshe nga nënat e tjera që humbën shtëpinë, i duhej t’ja sillnin foshnjën aty ku po punonte për ta ushqyer me gji që të vijonte punën deri në orët e vona të natës. Dhe kur u hodh shorti dhe e pyes kush e tërhoqi për familjen tënde, më tha jo, unë do jem e fundit, familja ime do jetë e fundit dhe do pres projektin tjetër”, tha Nikolla./albeu.com

 


Shtuar 17.01.2022 12:38