Lija e majmunëve “nuk ndalet”, konfirmohen 80 raste të reja

Një tjetër sëmundje po përhapet me shpejtësi në mbarë botën.

Rreth 80 raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në 11 vende, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke paralajmëruar se ka të ngjarë të raportohen më shumë raste.

OBSH njofton se 50 raste të tjera të dyshuara janë duke u hetuar, pa përmendur asnjë shtet. Më herët, infeksionet u konfirmuan në Itali, Suedi, Spanjë, Portugali, SHBA, Kanada dhe Britani, ku u raportua rasti i parë evropian.

Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i butë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar .

Virusi nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku për publikun e gjerë thuhet të jetë shumë i ulët. Nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunit, por një vaksinë kundër lisë ofron 85% mbrojtje pasi të dy viruset janë mjaft të ngjashëm.

Kujtojmë se kjo sëmundje ishte zhdukur prej vitesh dhe ekspertët janë të çuditur për origjinën e saj./albeu.com/