Lidhja paralele e vajzës i mori jetën 26-vjeçarit në Maliq, banorët: Ishte druvar, nuk dinte të lexonte

Policia e Shtetit ka arritur të zbardhë ngjarjen, pasi trupi i 26-vjeçarit Martin Çeçou u gjet në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq.

Tre të arrestuarit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj e kanë vrarë më parë të riun dhe më pas e kanë hedhur në rezervuar, teksa janë munduar të inskenojnë një vetë vrasjes duke lënë shapkat e viktimës jashtë rezervuarit.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një vajzë, me të cilën 26-vjeçari kishte lidhje, por sipas burimeve vajza kishte krijuar një lidhje paralele me viktimën dhe një nga autorët.

Banorët e fshatit shprehen se i riu nuk ishte larguar kurrë nga vendi dhe se merrej kryesisht me prerjen e druve në pyll, duke ndihmuar familjen e tij.

Dyshohet se Çeç nuk arrinte dot as të lexonte, sepse e kishte lënë shkollën shumë shpejt./albeu.com