Lidhën dhe rrahën në mënyrë mizore babain, prangosen 3 vëllezërit shqiptarë

Tre vëllezër nga Rahoveci janë arrestuar nga policia e Kosovës, pasi akuzohen për ushtrim dhune mizore ndaj babait të tyre, të cilin e kishin rrahur dhe lidhur me litar.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka deklaruar për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës.

“Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur informatës për “Dhunë në familje “ Dyshohet se te dyshuarit e lartcekur ( vëllezër) pas një mosmarrëveshje me prindin e tyre ( viktimen) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lëndime trupore”, ka deklaruar Xhurkaj.

Zëdhënsi i policisë bën me dije se i lënduari është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Viktima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka lëndime te lehta trupore”, ka deklaruar ai.

Policia e Kosovës ka bërë të mundur arrestimin e vëllezërve, të cilët tashmë ndodhen në paraburgim.

“Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 ( dyzetetetë) orë”, ka bërë të ditur Xhurkaj./albeu.com/