Lezhë/ Shkuan për të neutralizuar disa persona në një familje, plagoset efektivi

Ditën e sotme, në fshatin Rrile të Lezhës, një efektiv policie ka mbetur i plagosur.

Mësohet se uniformat Blu, kishin shkuar në mbështetje të institucioneve lokale për neutralizemin e një familje me persona të sëmurë mendor dhe janë hasur në rezistencën dhe dhunën e tyre.

Të sëmurët janë dërguar në psikatrinë e Shkodrës, ndërsa polici po merr mjekim në urgjencën e Lezhës.


Shtuar 14.02.2024 14:58