“Lëviz” lista në Elbasan, kush është kandidatja që spostohet në pozicion
Partia Socialiste ka korrigjuar listën e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Elbasanit duke spostuar nga vendi i 12 Marsida Hysenin për në vendin e 13, në listën e Elbasanit.
Ndërkohë që kandidati i renditur i 13-ti, Shkëlqim Bullari, tashmë ka kaluar në vendin e 12. Ky spostim i kandidates Hyseni është bërë, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vërejti parregullsi rreth përfaqësimit gjinor.