Lëkundje të njëpasnjëshme, regjistrohen 8 tërmete gjatë natës në Dibër

Qarku i Dibrës nuk ka gjetur qetësi nga lëkundjet e tërmetit gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të ditës së sotme. Pasditen e djeshme dhe në darkë janë regjistruar 5 lëvizje sizmike, 3 në Xibër dhe 2 në Klos.

Lëvizja më e fortë ka qenë 2.7 ballë në Xibër. Por pas mesnate sërish toka nuk ka gjetur qetësi, pasi është lëkundur edhe 3 herë, vetëm në Xibër. Këtë herë magnituda ka qenë më e madhe, 3.6 ballë, sipas IGJEUM-it.

Në total deri tani janë 8 lëkundje sizmike nga tërmeti në Xibër dhe Klos. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme, vetëm panik dhe frikë te banorët e zonës.


Shtuar 14.01.2023 08:09

Tags: ,