Lefter Koka hoqi dorë nga mandati, kush është socialisti që futet në Kuvend (FOTO LAJM)

Ditën e sotme kandidati për deputet Lefter Koka, ka hequr dorë nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 Prillit, në qarkun e Durrësit.

“Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël.

Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me rradhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!

Me këtë vendim timin, është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë…”- shkruan Koka.

Por vendin e tij në Kuvendin e ri pritet që ta zërë kandidati socialist, Denis Deliu i cili ka marrë 2848 vota.

Koka në zgjedhjet e 25 prillit ai garoi për deputet nën siglën e Partisë Socialiste në Durrës dhe arriti të fitojë mandatin duke u renditur i 7-ti me mbi 9 mijë vota. Më herët Lefter Koka ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit nën siglën e LSI-së. /albeu.com/


Shtuar 1.09.2021 16:14