Këtë të dielë u mbajt në Francë raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare. Pas më pak se dy muajsh nga zgjedhjet presidenciale ku Emmanuel Macron mori mandatin e tij të dytë, tani më ky i fundit kërkon që të zotërojë edhe shumicën parlamentare.
Në këtë raund të parë janë më shumë se 6000 kandidatë të cilët konkurrojnë për të fituar një nga 577 vendet në Asamblenë Kombëtare. Ata të cilët do të sigurojnë më shumë vota, pritet të kalojnë në raundin e dytë i cili do të mbahet në datën 19 Qershor.
Sondazhet paraprake tregojnë se koalicioni i Macron gjendet përpara një rreziku për të fituar më shumë se gjysmën e vendeve në parlament.
Ndërkohë Marine Le Pen, kandidatja e të djathtës ekstreme e cila humbi zgjedhjet presidenciale përball Macron iu drejtua ditën e sotme kutive të votimit më e qeshur se kurrë.
Pjesëmarrja e votuesve në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve ishte më pak se 47% më e ulëta e shënuar në 20 vite. Pjesa më e madhe e qendrave të votimit u mbyll në 18 dhe rezultatet e para priten pas orës 20:00.