Lë pas historinë me këngëtaren, ish-burri i Fjolla Morinës konfirmon lidhjen e re (FOTO)

Ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla si duket e ka lënë pas historinë me këngëtaren duke konfirmuar një romancë të re.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Snapchat”, Fisniku ka publikuar një foto ku shihet duke i mbajtur dorën një vajze.

Fisniku nuk ka preferuar të zbulojë indentitetin e vajzës që e shoqëron me pushime e as nuk e ka shoqëruar me ndonjë emoj apo mbishkrim postimin.

Na mbetet të shohim në ditët në vijim se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Fisnikut./albeu.com


Shtuar 3.08.2022 13:49