Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha më herët se kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss “nuk do ta ndihmojë vendin në arenën ndërkombëtare”.
Ai ka dalë sërish në një konferencë për shtyp në Moskë, ku kritikoi kryeministren Truss se nuk ishte e gatshme të bënte kompromis dhe e përqeshi atë që tha se nuk e dinte nëse presidenti francez ishte mik apo armik.
Ai tha se qasja e Truss nuk do ta ndihmonte Britaninë në arenën ndërkombëtare dhe sipas tij ajo ishte përpjekur të “mbronte interesat e Britanisë pa marrë parasysh pozicionet e të tjerëve në asnjë mënyrë dhe pa asnjë përpjekje për kompromis”.
“Nuk mendoj se kjo do ta ndihmojë Britaninë të ruajë ose të forcojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, e cila është lëkundur qartë pasi u largua nga Bashkimi Evropian”.
Ministri rus gjithashtu talli lideren e re të britanikëve për tensionet e fundit me presidentin francez Emmanuel Macron, një aleat kyç i NATO-s për Britaninë.
“Për Liz Truss duhet të jetë më shumë prioritet të merret me fqinjët e saj më të afërt, duke përfshirë përfundimisht vendosjen nëse presidenti Macron është miku apo armiku i saj. Kjo pyetje është pezull,” shtoi Lavrov./albeu.com